Florence Hartmann

Hartmann: Gjyqtari i Hagës që liroi Sheshelin në tërësi po manipulon me të kaluarën, duke anuluar faktet

Vendimi gjyqësor i shkallës së parë i Tribunalit të Hagës për liderin e radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, manipulon në tërësi me të kaluarën, i zhvlerëson faktet dhe ngjarjet e vërtetuara në ish Jugosllavi, thotë në një intervistë për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Florence Hartmann, ish zëdhënëse e Tribunalit të Hagës. Hartmann, këto ditë është liruar nga burgu, ku ka vuajtur dënimin prej 7 ditësh, të cilin ia ka shqiptuar po ky tribunal. Ajo ishte dënuar për mosrespektim të Gjykatës, për shkak se në librin e saj “Paqja dhe dënimi”, si dhe në tekstin me titull “Fshehja e fakteve kyçe për gjenocid”, ka shkruar se “gjykatësit e Tribunalit të Hagës kanë marrë pjesë në fshehjen e dokumenteve të rëndësishëm” të përfshirjes së Republikës Federative të Jugosllavisë në gjenocidin në Srebërnicë.  Që gjykatësi i Tribunalit të Hagës, pas kaq vitesh gjykimi, të thotë se kjo nuk ka pasur ndikim dhe se kjo është vetëm shprehje e qëndrimeve të tij politike – kjo në tërësi është skandaloze. Ai në tërësi po manipulon me të kaluarën, gjë që është problem i madh për rajonin, sepse po i anulon tashmë faktet dhe ngjarjet e vërtetuara në ish Jugosllavi. Përveç kësaj, vendimi i gjykatësit francez, do të ketë pasoja në të tashmen e rajonit”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …