Organizata jo Qeveritare “Demokracia në Veprim” njoftoi se nga të dhënat që kanë marr nga terreni kanë konstatuar se 3 për qind e vendvotimeve nuk janë hapur me kohë. Ismet Kryeziu nga kjo organizatë deklaroi se “Demokracia në Veprim” i ka të angazhuar 500 vëzhgues të sistemuar në 500 vendvotime të mbështetur me 50 ekipe mobile e 60 vullnetarë”. Gjatë konferencës për medie ai theksoi se 93 për qind e vend votimeve janë hapur me kohë kurse 3 për qind janë hapur pas orës shtatë ku ka munguar materiali i duhur. Respektimi i masave kundër Covidit në 95 për qind të qendrave po respektohen. 97 për qind janë të pajisur më maska. Qasja e personave me aftësi të kufizuar e garantuar me kushtetutë edhe këtë vit rreth 30përind e qendrave nuk respektojnë kushtet minimale. Kemi matur edhe pjesëmarrjen e grave në këshillat e vendvotimeve ku për dallim nga viti 2019 ku kishim 35 për qind gra këtë vit kemi rënie me 31 për qind”, theskoi në mes tjerash, Ismet Kryeziu nga “Demokracia në Veprim”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …