Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje. Kështu ka deklaruar kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media. Fillimisht, Hoxhaj ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ai ka thënë se PDK ka dallime të mëdha me këtë parti dhe nuk bën kompromis me vlerat e veta. Ai më tutje është shprehur se PDK do të bëjë përpjekje maksimale të sigurojë funksionim normal të Kuvendit.
