Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se do të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të rikthyer LDK-në edhe më të fuqishme. Shumë përkrahës të LDK-së, në vazhdimësi kanë kërkuar dorëheqjen e Mustafës nga pozita e kreut të LDK-së. “Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa. Ky postim i tij në rrjetin social është pasuar edhe me shumë komente në të cilat kërkohet dorëheqja e Mustafës. Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit e nxorrën LDK-në si partinë e tretë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …