Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka shkruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragun. Në një shkrim në rrjetin social, Krasniqi i ka falënderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur. “Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falënderojë për mbështetjen dhe tërë aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave kombëtare “ME ÇLIRIMTARËT” dhe ‘PËR ÇLIRIMTARËT” do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësisht me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …