Juristi dhe avokati i njohur Dastid Pallaska ka deklaruar se populli më 14 shkurt ka folur lirshëm dhe qartë. Krejt kjo ka ndodhur falë organizimit shembullor të zgjedhjeve nga KQZ, që paradoksalisht vërteton gënjeshtrën e “shtetit të kapur” të cilës i besuan shumica. Edhe pse vota e mllefit vështirë se mund të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit, fituesit duhet uruar fitoren me ftesën që të krijojë Qeverinë sa më parë, pa arsyetime dhe pa viktimizime. Partive opozitare duhet uruar reflektim të sinqertë për shkak të rëndësisë së posaçme që do të kenë në kohën kur vendi do të qeveriset nga një pushtet me tendenca autokratike. Derisa opozita të reflektojë, i takon secilit qytetar me bindje liberale politike të bëjë opozitën duke e kufizuar dhe mbajtur përgjegjës pushtetin e ri me fjalën e lirë dhe mendimin kritik.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka ‘prituar’ të flasë para gazetarëve për autostradën Prishtinë-Gjilan
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka folur edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan. Ai ka thënë se …