Profesori dhe njëri nga themeluesit e PDK-së, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se populli i Kosovës edhe njëherë ka konfirmuar pjekurinë politike dhe kulturën shtetformuese, duke mbajtur zgjedhje me standarde më të larta demokratike në rajon. Me këtë rast, profesori, Arsim Bajrami ka uruar Vetëvendosjen për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa ka përgëzuar PDK-në për qëndrimin dinjitoz dhe pranimin e rezultatit zgjedhor. “Si një nga themeluesit e saj, këshillojë kolegët që të përfundojnë tranzicionin e gjeneratave dhe të ndërtojnë një lidërship të ri mbi bazën e zgjedhjeve demokratike brenda partiake. PDK-ja duhet të lirohet nga servilet, profiterët dhe të padijshmit. Me kohë kisha këshilluar miqtë e mi në PDK që si parti shtetformuese të heq dorë nga logjika e rrëzimit të qeverive, sidomos në kushte pandemie dhe të dëshmohet si parti shtetmbrojtëse e Republikës së Kosovës”, ka shkruar profesor, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …