Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeprokurorit Sylë Hoxha. Sipas njoftimit, kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar “kryeprokuror dhe prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit, Astrit Dehari”. “Kryeprokurori – prokurori, Sylë Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehën vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite”, ka shkruar Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …