Albulena Haxhiu thotë se Qeveria Kurti nuk do të shtyjë përpara pikat e zotimeve të firmosura në Washington

Albulena Haxhiu thotë se Qeveria Kurti nuk do të shtyjë përpara pikat e zotimeve të firmosura në Washington

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e ardhshme që synohet të krijohet me Albin Kurtin në krye, nuk do të shtyjë përpara pikat e zotimeve të firmosura në Washington nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Haxhiu nuk pret të ketë ndonjë presion nga SHBA-ja për këtë. “Në ato zotime është vetëm pika e fundit e rëndësishme, njohja nga Izraeli. Sikur ajo listë të kthehej mbrapsht dhe të merrej si pikë e parë njohja dhe aty të ndalej gjithçka. Pikat tjera nuk shkojnë në favor të Kosovës. Çështja e Ujmanit, fuqizimi ekonomik i Serbisë, heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare … këto çështje nuk do t’i shtyjmë përpara”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …