leoni

Nancy Pelosi: Një komision i pavarur do të hetojë sulmin e 6 janarit kundër Kapitolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të hënën se Kongresi do të krijojë një komision të pavarur, të modelit të atij për 11 shtatorin, për të hetuar rebelimin vdekjeprurës që ndodhi në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar. Zonja Pelosi tha se komisioni do të “hetojë dhe raportojë mbi faktet dhe shkaqet në lidhje me sulmin nga terrorizmi i brendshëm i 6 janarit 2021 mbi kompleksin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe në lidhje me ndërhyrjen në transferimin paqësor të pushtetit.” Në një letër drejtuar kolegëve demokratë, zonja Pelosi tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të japë fonde shtesë për të rritur sigurinë në Kapitol. Pas votimit kundër fajësimit të ish-Presidentit Donald Trump në gjyqin e dytë ndaj tij mbi akuzën për nxitjen e rebelimit, duket se po rritet mbështetja dypartiake për një komision të pavarur për të shqyrtuar sulmin vdekjeprurës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …