Ilir Havolli: Varianti i ri i virusit korona, do ndikojë në mënyrë direkte në shëndetin mendor dhe stresin pas traumatik të popullatës

Ilir Havolli: Varianti i ri i virusit korona, do ndikojë në mënyrë direkte në shëndetin mendor të popullatës

Varianti i ri i virusit Covid-19, do ndikojë në mënyrë direkte tek popullata dhe do shkaktojë shqetësime në shëndetin mendor të tyre, tha kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli. Tutje, ai thotë që një fenomen tjetër me të cilin do përballemi shumë shpejtë është stresi pas traumatik, që do rikthehet dhe ri përjetohet çdoherë kur në Kosovë ka gjendje gripoze dhe tashmë edhe me variantin e ri ka shumë mundësi që individët me përjetua stresin pas traumatik. Ai mes tjerash tha që hapësira e munguar institucionale, dhe mundësia e ofrimit të një qendre rehabilitimi do krijojë vështirësi në të ardhmen. Havolli thekson që në periudhën e pandemisë është frika ajo që dominon tek shumë individë. Pastaj sipas tij, rastet që i kanë trajtuar kanë qenë si pasojë e akumulimit të ankthit e stresit, ku si rrjedhojë e kësaj kanë arritur deri te ideja e vetëvrasjes.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …