Këshilltari i ish-kryetarit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, e cila, sipas publikimit të një raportimi konfidencial para diplomatëve evropianë nga Euronews, ka thënë se Kosova mund të tentojë ta zhvendosë Gjykatën Speciale në Prishtinë. Behramaj ka thënë se kryetarja Ekaterina Trendafilova sërish me vajtimin e njëjtë qenka munduar t’i jep kahje thellësisht politike ndjekjes penale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Trendafilova për t’i arsyetuar shpenzimet marramendëse të taksapaguesve evropianë, sipas Behramajt, me argumentet e njëjta politike po përpiqet të ndikojë indirekt edhe në procesin e ankesës së palëve mbrojtëse për mundësimin e mbrojtjes në liri. Sipas logjikës së operimit të Gjykatës Speciale, Behramaj ka ironizuar duke thënë se pas rrjedhjes së këtij transkripti, a pritet arrestimi edhe i ndonjë diplomati evropian apo i ndonjë gazetari të Euronewsit për publikimin e tij? Është e çuditshme sesi para çdo seance apo vendimi të rëndësishëm, Gjykatës Speciale gjithnjë i rrjedh diçka që godet ultë integritetin e ish-udhëheqësve të UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …