Gjatë konferencës së sotme në kuadër të Gjykatës Speciale, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper deklaroi se kërkon që të trajtohen disa çështje të cilat po u shfaqin probleme mbrojtjes. Sipas tij ka probleme sa i përket materialeve gjë kjo e cila po u pengon atyre të trajtojnë çështjen sikur duhet. “Unë do ti kërkoj që të trajtojë këto çështje, kur them çështje e kam fjalën për ato që ngritët ju. Mënyra se si sistemi me anë të cilit nxirren materialet nuk është i dobishëm , pra mund të them se nga sistemet e nxjerrjes së materialeve me të cilën kemi punuar në gjykatat e tjera ky sistem këtu është më pak i dobishmi dhe është problem, sepse mënyra se si bëhet nxjerrja zbulimi i materialeve dhe ndihma që mund të marrësh nga materialet e tilla, sidomos në materiale të shumta, ky sistem duhet të jetë si një udhërrëfyes për të ndihmuar mbrojtjen, për të marrë materialet e për të kuptuar çështjen”, tha Hooper. Tutje ai theksoi se në këto raste ka 124 dëshmitarë që shumica prej tyre njihen me pseudonime, por që nuk janë dhënë shpjegime lidhur me ta.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …