Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës, mbajti mbledhjen e dytë të rregullt të cilën e udhëhoqi, kryesuesja Vlora Manaj- Krasniqi, ku para anëtarëve paraqiti rendin e ditës i cili rend u miratua pa ndryshime.Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës, debatuan për 13 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe e vlerësuan si njërën ndër më të arriturat e popullit të Kosovës e arritur e cila ju përkushtohet kryesisht dëshmorëve të rënë për liri, invalidëve, veteranëve dhe martirëve si dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e mbarë popullit shqiptar, njëherit ju uruan 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fund Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës , shprehi pakënaqësi për mos organizim të mbledhjes solemne nga KK i Malishevës, për shënimin e 13 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008 duke respektuar masat anti covid-19. Kurse agjenda shtetërore për Ditën e Pavarësisë më, 17 Shkurt, ka paraparë që nëpër komuna, autoritet komunale udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës, si dhe të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …