ANI ÇKA!..
Ani çka, pse isha ndër të parët ushtarë i UÇK-së në Kosovë!
Ani çka, pse në fillim u mobilizova me pak ushtarë në Likoc!
Ani çka, pse i rrokëm armët të gjithë vllezërit, bashkë edhe dy nipat tanë (djemt e vllezërve)
Ani çka, pse ishte e angazhuar edhe komplet familja ime në shërbim të Atdheut!..
Ani çka, pse nuk e lëshuam Bllacën asnjëherë!.
Ani çka, pse familjen nuk i quam për ti strehuar në Shqipëri!.
Ani çka,pse vëllau ra dëshmor i pari në Bllacë: Heroi i kombit “Bislim
Zekolli”!..
Ani çka,pse un isha Komandant Batalioni, dhe i plagosur dy herë!.
Ani çka,pse ishte i plagosur edhe vllau Destani!.
Ani çka,pse sot gjindet arsenali i Serbisë në mes të Bllacës!.
Ani çka,pse bashkë me Destanin shkuam në këmbë në Tropojë për armatim!.
Ani çka, mpse fëmijët i lam maleve pa buk!.
Ani çka, pse ne vllezërit Zekolli me bashkluftëtarët tanë e mbrojtëm fshatin Bllacë!.
Ani çka, pse nuk e morëm në pyetje , as nuk torturuam askend, nga banorët e fshatit!
Ani çka ,pse un si komandant i dhjetë fshatrave për rreth u solla shumë mirë me ushtarët dhe popullaten tonë!.
Ani çka, pse u tmerruan forcat Serbe nga ushtarët e batalionit tim ” Sadik Shala” Brig 121 ” Kumanova”!.
Ani çka, pse ju vram edhe Majora në Bllacë ( Major Zoran Gjurgjiq- Apatin – Nish) e shumë , e shumë ushtarë e polic të tjerë!..
Ani çka ,pse luftonim pa buk e pa ujë!.
Ani çka, pse na u plagosen shumë ushtarë , e disa na ranë dëshmorë!..
Ani çka ,pse u vranë!..
Ani çka ,pse ishim ” terrorista ”
Ani çka ,pse na shanin edhe gjat luftes!.
Ani çka ,pse na thonin: Na kallt , bre zoti ju kalltë!..
Ani çka ,pse disa thonin na prishët rehatinë (me Serbi)
Ani çka ,pse na ndohmoj NATO!
Ani çka ,pse u krye lufta!..
Ani çka ,pse u çlirua Kosova!.
Ani çka pse të gjithë vllezërit e mi janë të pa punë ( i vetmi un) edhe herë më largojnë nga vendi i punës , herë më kthejnë ( mvaret prej politikes)
Ani çka pse i kemi shtatë fëmijë me fakultet dhe të pa punë ( dy prej tyre të dëshmorit)
Ani çka ,pse shumica ushtarëve mbetën rrugëve!.
Ani çka pse shumë prej tyre morrën rrugët e gurbetit!.
Ani çka ,pse na u perqanë dhe u shperndanë krerët dhe ushtarët e UÇK-së në shumë parti politike!
Ani çka ,pse u formua Ushtria e Kosovës!..
Ani çka, pse u shpall Pavarsia e Kosovës!..
Ani çka , pse disa në emër UÇK-së ( vodhen , vodhen , e u pasuruan)
Ani çka, pse edhe shumë gjëra të mira janë bërë në Kosvën e Çlirimit!.
Ani çka ,pse i shohin vetëm ata të UÇK-së
Ani çka , pse nuk merret askush me Udbashët që u pasuruan edhe më shumë!..
Ani çka , pse nuk ka fëmijë të shpijunave e Udbashëve që nuk janë nëper Instuticione shtetërore!..
Ani çka pse u kap shteti!…
Booooll ma! UÇK UÇK ( Na keni lodhë )
E tash çka pra ?!!.
Eeee tash:
Tash: Erdhi dita!..
Tash: Do të punësohen fëmijët e dëshmorëve!.
Tash: Do të punësohen fëmijët e luftëtarëve!.
Tash: Nuk do të ketë fëmijë tē udbashëve nëpër institucione!.
Tash: Do të lulëzoj jeta!.
Tash: Do të hapen vende të reja të punës!..
Tash: Do të kthehen shumica e mërgimtarëve!.
Tash: Nuk do të ketë asnjë të pa punë!..
Tash: Nuk do të ketë korrupsion!…
Tash: Nuk do të ketë hajni!.
Tash: Nuk do të ketë haraç për biznese!..
Tash : Do të bahen investime të mëdha!..
Tash: Do të rriten rrogat!.
Tash: Do të bëhet liberalizimi!.
Tash: Do të bëhet bashkimi kombëtarë!..
Tash : do të ndërrohet Flamuri i Kosovës!.
Tash: Do të valojë Flamuri Kombëtarë në çdo cep të Kosovës!..
Tash: Nuk do të ndahet Kosova me thika!.
Tash: Të gjithë do të jemi të barabartë!..
Tash: Hajnat do ti burgosim!.
Tash: Do të ju konfiskohet pasuria e hajnave!.
Tash: Me Hajna nuk ka shtet, me hajna nuk ka shtet ( parulla njëzetvjeçare)
Tash: Nuk do të ketë truproje e xhipa të zi!.
Tash : Nuk do të ketë koalicione me lista Serbe!..
Tash: Nuk do te ketë komandantë të UÇK-së
Tash: Nuk do të ketë udbash, e as fëmijë të udbashëve të punësuar!..
Tash: S;ka nevojë me marrë rrugët e kurbetit!..
Tash : Të gjithë aktivistët dhe militantët do të punësohen!.
Tash: Do të lulëzoj arsimi, shëndetësia, e ekonomia!.
Tash: U Çlirua Kosova!.
Tash: U ç’kap shteti!..
Tash: Të lumet na që erdhi dita!..
Tash : do të lulojë jeta!.
Tash: S’ ka ma ankesa!..( aty këtu)
Tash: Lulëzoj jeta!.
Tash a’
Po tash s’ka bre , o tana të mirat bre!.
Kini mu çuditë bre!
Ooo bre se nuk po muj mu shprehë, sa mirë ka mu ba!..
Oooo tash më ra ndërmend!.
Tash : Gjithçka kemi me Vendosë Vet!
Shkurt i bien VV
Mbi të gjitha urime ata që u gëzuan dhe ata që fituan!..
(Eeeeh sa po ju kam lakmi)
Tash: Ta shohim!!????