Veprimtari, i burgosuri politik, gazetari i Radios-Kosova e Lirë dhe Kosovapress gjatë luftës, krijuesi Ismet Sopi ka bërë të ditur se ka nxjerrë në dritë përmbledhjen, “Takimet e Qershorit”. Në këtë libër autori ka shtjelluar krijime artistike nga pjesëmarrja e ngjarjeve letrare, kulturore dhe artistike “Takimet e Qershorit” që organizohen çdo vit në Llapushnik. Kumtesat dhe poezitë e lexuara në takimet e fundvitit të kaluar, janë përmbledhur në një libër, të cilën tani mund ta keni në dorë. Libri është i ilustruar me fotografi, të secilit pjesëmarrës veç e veç. Libri është sponsoruar nga disa dashamirës të kulturës, andaj ndahet falas.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …