Gecaj: E bojkotuam Thaçin sepse nuk e njohim më për kryetar të Kosovës

B. Gecaj: Serbëve t’ iu mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 24 prillit, meqë ata konisedrojnë se Kosova është Serbi

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, zyrtari që i quan anarkistë dhe fashistë liderët e Vetëvendosjes dhe të opozitës, ka deklaruar se serbëve, ashtu sikur edhe tani do t’ iu mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që pritet të mbahen më 24 prill, meqë ata pretendojnë dhe dëshmojnë  se Kosova  është Serbi.  Qeveria e Kosovës është pajtuar që t’iu  lejojë votimin serbëve të Kosovës, përmes qendrave të organizuara nga  OSBE-së. Qytetarët e Kosovës të etnisë serbe kanë edhe shtetësinë e Serbisë, e si të tillë, ne duhet t’u mundësojmë atyre që, të votojnë edhe për shtetin prej të cilin kanë shtetësi. Gecaj nuk ka folur se a i lejon Serbia zgjedhjet e Kosovës në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, as ka dhënë shpjegime se a shkelet Kushtetuta me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të një shteti fqinj, brenda territorit të Shtetit që ka shpallur pavarësinë dhe pretendon të jetë i pavarur, dhe,  për më tepër nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë, ndërsa në preambulë të Kushtetutës, Kosovën e konsideron si pjesë të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …