Republika e Kosovës sot shënon 13-vjetorin e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 117 shtete. Institucionet e Kosovës për këtë ditë kanë paraparë aktivitete të ndryshme. Në orën 8:00 para objektit të qeverisë do të ngrehet flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, ku do të jenë të pranishëm ushtruesja e detyrës e kryetarit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Po ashtu në Prekaz liderët shtetërorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari. Gjithashtu në të gjitha komunat e Kosovës do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …