Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është se përmendi bashkimin kombëtar gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por ai ka thënë se do të votonte pro nëse do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Këto deklarime Kurti i bëri për Euronews, vetëm disa ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi pjesën më të madhe të votave në Kosovë deri më tani, duke i hapur rrugën Kurtit për të formuar qeverinë. Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet nga Serbia. Tutje, ish-kryeministri e ka kundërshtuar edhe furnizimin e Kosovës me vaksina anti-Covid nga Kina dhe Rusia, duke argumentuar se orientimi i Kosovës çdoherë ka qenë Perëndimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …