Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka uruar Kosovën në përvjetorin e 13-të të Pavarësisë. “Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet! Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!”, ka shkruar ajo.
