leoni

Ish të burgosurit politikë dhe bashkëveprimtarë bëjnë homazhe tek varri i Adem Demaçit

Disa ish të burgosur politikë, sot bënë homazhe te varri i bashkëveprimtarit, Adem Demaçi, në Velani të Prishtinës

Me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ish të burgosurit politikë, Bajrush Xhemajli, Halil Selimi, Isak Shabani, Sadik Zeqiri e Behram Behluli kanë bërë sot homazhe te varri i bashkëveprimtarit, Adem Demaçi në Velani në Prishtinë. Ish deputeti dhe ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemaili ka thënë se  erdhën për të nderuar kontributin e Adem Demaçit për angazhimin e tij në bërjen e shtetit të Kosovës. “Erdhëm të përkulemi ty Baci Adem për kontributin tuaj si babë i Pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Xhemajli. Ndërkaq edhe ish të burgosurit e tjerë politikë vlerësuan lartë veprimtarinë e pandalshme të Adem Demaçit si personalitet me vizion e integritet, me dinjitet e ndershmëri politike e kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …