Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Kosovës në 13 vjetorin e pavarësisë, pas vizitës për homazhe që bëri në Prekaz së bashku me lidershipin e partisë. “Në këtë datë të shenjtë për të gjithë ne, mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e dëshmorëve, me invalidët dhe veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka thënë se sot e ndjejnë mungesën e themeluesëve të shtetit, kryetarit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë. “Në këtë përvjetor të 13-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ndjejmë mungesën e themeluesëve të shtetit tonë, Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli dhe të bashkëluftëtarëve të tyre. Duke e ndjekur shembullin e tyre, ne do të vazhdojmë punën për konsolidimin e shtetit dhe për integrumin e Kosovës në struktuat euro-atlantike. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithëve”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …