Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit situata politike në vend është qartësuar shumë. “Pozita e ardhshme ka siguruar pushtet absolut duke udhëhequr me ekzekutivin, me fuqi të madhe në Kuvendin e Kosovës dhe duke e marrë edhe postin e kryetarit të shtetit. Pozita e ardhshme ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare duke e marrë përgjegjësinë e plotë për të gjitha proceset dhe vendimmarrjen në Kosovë”. Ky këshill kërkon që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve. KMDLNj shpreson se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë Qeverinë Kurti 2. Gjithashtu, ky organ kërkon që çështja Kurti të mos dërgohet në Gjykatë Kushtetuese sepse, pa nevojë vonohen proceset tjera e që duket se do të jenë përgjegjësi absolute e pozitës së ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …