Në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës, u bë ngritja e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Në ceremoni të pranishëm ishin U.D të presidentit znj. Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministra në detyrë, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së. Në orën 09:00, në Velani, u bënë homazhe dhe u vendosen kurora me lule te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministra tjerë të kabinetit qeveritar. Po sot, rreth orës 10.00, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme Rozafa Ukimeri, gjeneral dhe oficerë të lartë të FSK-së, vizituan Kompleksin Memorial „Adem Jashari“ në Prekaz, ku bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule, në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …