Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për “një plan global vaksinimi” kundër COVID-19 në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e përshkruar shpërndarjen e deritanishme të tyre si gjerësisht të pabarabartë dhe të padrejtë. “Mposhtja e COVID-19, tani që kemi aftësinë shkencore për ta bërë këtë, është më e rëndësishme se kurrë… por për momentin barazia në ndarjen e vaksinave është testi më i madh moral përpara bashkësisë ndërkombëtare”, vuri në dukje Guterres. “Ne duhet të sigurojmë që të gjithë, kudo, të mund të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai. Guterres bëri thirrje G20-s për ngritjen e një task force që të hartojë dhe të marrë drejtimin për një plan global vaksinimi, që përfshin kontribute nga industria dhe partnerët ndihmës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …