Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Foli sovrani apo jo në zgjedhjet e 14 Shkurtit?!

Zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 më përkujtuan zgjedhjet e viteve të 90-ta apo zgjedhjet e LDK-së, pasi shqiptarët votuan me shpresën se do të heqin robërinë. Edhe përkundër asaj që çështja shqiptare nuk zgjidhej me votë, kjo po vazhdonte të bëhej edhe më keq, ndërsa kjo shpresë vazhdoi edhe në zgjedhjet e fundit me 14 Shkurt 2021.

Përkundër asaj që liderët e partive politike dhe veçanërisht LDK-ja e dinin shumë mirë që edhe nëse votojmë, problemi i Kosovës e shqiptarëve se nuk do zgjidhet pasi është shumë më i thellë e më kompleks se mbajtja e zgjedhjeve apo votimi i kësaj apo asaj partie. Të njëjta fjalë e të njëjtat deklaratë i kemi dëgjuar atëherë e po i dëgjojmë edhe sot pas zgjidhjeve nga lideri partisë që është votuar më së shumti nga ata votues që nuk e dinë as për çka votuan?! “Sovrani e tha fjalën e vet” na thanë vazhdimisht. Po nëse kishte me qenë ashtu siç po na deklarohen liderët tanë që vota e sjell ndryshimin e Kosovës, atëherë pse na lejoi Millosheviqi në fund të viteve 90-të me i mbajte zgjedhjet e me votuar kur e kanë ditur që votat pakan me e çliruar Kosovën?!.

Për fat të keq tek populli shqiptar pas luftës është krijuar bindja që mundet të bëhet ndryshimi dhe të zgjidhet problemi i Kosovës me votë që nuk është fare e saktë dhe e vërtetë që këtë e vërtetojnë edhe shumë filozof e njohës ndërkombëtar të politikës. Këta mendimtar kanë sqaruar e kanë deklaruar se: po të bëhej ndryshimi e po të zgjidheshin problemet me votë, sigurisht që pushtetarët nuk do të na lejonin të votonim!?…

E nëse e marrim të vërtetë këtë se në Kosovë shumica e popullit e përcaktoi që VV duhet të udhëheq shtetin e Kosovës, del që nuk është aspak e saktë nëse bazohemi në numrin e përgjithshme të votave. Tashmë të gjithë e kemi të çartë që në Kosovë të drejtë vote kanë 1 milion e 816. 400 mijë qytetar, kurse në votim kanë dalë e votuar di kund rreth 850.000 qytetar, që realisht do të thotë që më shumë se 1 milion qytetar nuk kanë dalë në votim. Atëherë lind pyetja se a janë qytetar të Kosovës edhe ata që nuk kanë dalë në votim apo jo,  apo ndoshta janë qytetar të rendit të dytë, tretë pa i llogaritë edhe votuesit e partive tjera?

Të gjendur në mes këtyre që dua len në votim e atyre që nuk votuan, kush kanë të drejtë apo kush e ka më mirë apo më drejtë?!…Nëse ne e populli shqiptar e dëshirojnë ndryshimin, progresin, zhvillimin duhet të dinë që më së pari duhet ta ndryshojmë veten, punën, sjelljen, veprimin që ta kemi për lirinë, demokracinë, kulturën shqiptare, identitetin, dhe veçanërisht konceptin për shtetin dhe ardhmërinë e shtetit.

E mira e këtyre zgjedhjeve e votimeve është ajo që është bërë mobilizimi i qytetarëve për të votuar dhe për t’i plotësuar kërkesat e liderit të VV e shërbëtores së VV e ardhur nga LDK-ja. Për mua, një e treta e qytetarëve e kryen detyrën e tyre pasi ia mundësuan liderit A. Kurti që të ketë mbështetjen “legjitime” për të marrë vendime të mëdha e për ti zgjedhur të gjitha problemet e popullit shqiptar të Kosovës.

Kosova edhe një herë e rrezikoi veten edhe po e paguan çmimin e “vet viktimizimit” që ia dhanë mandatin e sigurt e të plotë atij që deri dje ankohej se po e pengojnë të tjerët.

Të dashur qytetar ju e kryet detyrën tuaj qytetare, mirëpo nuk duhet që pas këtij votimi e kësaj që bëtë me 14 shkurt, të bini në gjumë dimëror e të heshtni, po duhet të dini që nga 15 shkurti Albin Kurti më nuk mund të ankohet e të hiqet si viktimë, po duhet të veprojë ashtu siç iu ka premtuar. Atëherë e vetmja gjë që mund të bëhet viktimë e që do ta pësoj janë shqiptarët dhe Kosova të nderuar.

Kështu të gjithë qytetarët duhet të dinë që as Vjosa Osmani as Albin Kurti nuk mund të shtirën as si viktimë, as si trima po as si të gabuar dhe duhet ta dimë që më nuk munden të ngritën në karrierë politike duke sharë e fyer Hashim Thaçin, Kadri Veselin, SHIKUN, UÇK-në e luftëtarët e lirisë.

Më 17.02.2021

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …