Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e së enjtes ka miratuar strategjia për “Sigurinë e Kosovës”, për të cilën kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se garanton sigurinë e qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO. Ai po ashtu tha se më këtë Kosova tregon që ka për qëllim fqinjësinë e mirë.Është iniciuar strategjia dhe është mbështetur nga partnerët tan strategjik. Kjo garanton sigurinë e qytetarëve nga jashtë e brenda. Anëtarësimin në NATO e BE si dhe sigurimin në aspektin mjedisor, social, ekonominë e tregut Definon politikat e sigurisë së mbrojtjes dhe konfirmon që Kosova ka për qëllim fqinjësinë e mirë”, tha Hoti. Anton Quni, ministër në detyrë i Mbrojtjes , tha se kanë arritur marrëveshje me disa shtetet e për ngritjen e sigurisë.“Ministria e Mbrojtjes ka arritur 15 marrëveshje më shtete të ndryshme me qëllimin rritjen e sigurisë. Ndryshimi i mandatit ligjor të policisë ushtarake që do të shtojë një vlerë të shtuar për FSK. Poashtu do të kontribuojë në sigurinë publike.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …