Në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur sot nën drejtimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj ka paraqitur planin për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “5, 6 dhe 7 mars 2021 kërkohet të formohet këshilli për organizimin e Epopesë së UÇK’së e që organizohet nga kryeministri Avdullah Hoti. Këshilli do të jetë me këtë përbërje: Anton Quni, ministër i Mbrojtjes, Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, dhe anëtarë Vlora Dumoshi ministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme”, ka thënë ai. Për punën që do të bëj ky Këshill, Selmanaj njoftoi se janë ndarë 40 mijë euro. “Për punën e Këshillit organizativ do të ndahen 40 mijë euro”, ka thënë Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …