Kretari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka folur rreth pretendimeve për vjedhje të votave brenda listës së LDK-së. Për këtë ai ka thënë se kanë dyshime për më shumë së 60 vendvotime. Pacolli e ka akuzuar kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqën se nuk i ka lejuar vëzhguesit nga Aleanca Kosova e Re që të jenë prezent gjatë numërimit të votave. “Ne kemi qenë në listën e Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kemi pasur një fushatë miqësore pa probleme. Besoj se do ta zgjidhim problemin vetëm duhet që KQZ të merr vendim që disa ose shumë kuti të rinumërohen”, është shprehur ai. Ndërsa ka folur për rënien e madhe të LDK-së, Pacolli ka thënë se nuk i ka rënë pishman që iu bashku LDK-së.
