OBSH nuk i mbështet pretendimet se virusi mund të ketë arritur fillimisht në Kinë përmes ushqimit të huaj të ngrirë, tha sot eksperti i agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, Peter Embarek, duke hedhur poshtë teorinë kineze. “Ekziston një mundësi që virusi të jetë riimportuar në Kinë në vitin 2020 përmes produkteve të ngrira, në një kohë kur kishte shumë shpërthime të COVID-19 në të gjithë botën, përfshirë në fabrikat e ushqimit”, tha Embarek në një konferencë për shtyp në Gjenevë. Ai paralajmëroi se një rrugë e tillë e transmetimit do të ishte shumë e pazakontë, pasi shkencëtarët kinezë kanë gjetur shumë pak produkte të infektuara, pavarësisht hetimeve intensive.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …