Flamuri i Kosovës i punuar Arbnora Fejza – Idrizi me letra thyen rekordin në Guinness World Record

Flamuri i Kosovës i punuar Arbnora Fejza – Idrizi, thyen rekordin në Guinness World Record

Arbnora Fejza – Idrizi nga komuna e Skenderajt ka njoftuar se Guinness World Record ka aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Ajo tutje ka dhënë detaje rreth punimit të flamurit. “Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do here”, ka thënë ajo. Fejza – Idrizi ka thënë se punimet për këtë flamur kanë zgjatur 1 vit e katër muaj. Për rekordin e ri, ka shkruar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili e ka quajtur të jashtëzakonshëm lajmin për këtë rekord.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …