Kryetari i NISMË-s për Kosovën, Fatmir Limaj, pas shpalljeve të brendshme të partisë që ai udhëheq, ka shkruar se me kënaqësi po pret të shoh të zgjedhurit e ri të partisë duke punuar në realizimin e qëllimeve politike dhe programore, meqë Nisma është dyfishuar kohëve të fundit. Siç jeni informuar, Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën, ka marr vendim dje për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit tonë, e të cilat do të përfundojnë me Kuvendin Qendror Zgjedhor të partisë në qershor. Shfrytëzoj rastin të ju uroj zgjedhje të mbara në të gjitha degët ku ju e zhvilloni aktivitetin e juaj partiak. Kjo është një tregues se, ne si parti duke ju falënderuar angazhimit tuaj në teren, dhe politikave tona parimore e konsistente, përkrahja që ne po gjejmë anembanë Kosovës tregon që Nisma është dyfishuar, e jam i bindur që dhe pas këtij procesi zgjedhor partia jonë do të dal edhe më e fuqishme duke ju dhënë hapësirë e mundësi të gjithë atyre kuadrove që janë të gatshëm të punojnë në fuqizimin e Nismës për Kosovën. Me kënaqësi pres që me të zgjedhurit tanë të punojmë në realizimin e qëllimeve tona politike e programore, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …