Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje të premten Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të mbështesin rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të cilat po sfidohen nga Rusia dhe Kina. Ai e përshkroi fuqinë në rritje të Pekinit si një çështje përcaktuese. Fuqia në rritje e Kinës po riformëson përparësitë e aleancës Atlantike, e cila tradicionalisht është përqendruar tek kërcënimi që vjen nga Rusia, por tashmë po kërkon një konsensus mes vendeve perëndimore që Pekini nuk është më një partner i parrezikshëm tregtar. “Kina dhe Rusia po përpiqen të rishkruajnë rregullat për interesa të tyret”, tha zoti Stoltenberg gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila u mbajt virtualisht. “Ngritja e Kinës është një çështje përcaktuese për komunitetin transatlantik, me pasoja të mundshme për sigurinë tonë, begatinë dhe mënyrën tonë të jetës”, tha zoti Stoltenberg nga Brukseli përmes një fjalimi të mbajtur virtualisht.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …