Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rëndë. Vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan afro 400 raste të reja me këtë virus. Kësisoj nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se ministri në detyrë, Armend Zemaj do të zhvillojë sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19. Takimi në fjalë do të zhvillohet nga ora 11:00 në objektin e qeverisë. Ndryshe duhet përkujtuar që dy muajt e fundit pati një ndryshim të situatës me koronavirus ndërsa masat e vendosura për parandalimin e këtij virusi thuajse nuk u respektuan fare. Situata u bë edhe më e rëndë në kohën kur subjektet politike nisën të bënin fushatë elektorale, e numri i qytetarëve të cilët mblidheshin në këto tubime ishte jashtëzakonisht i lartë. IKSHPK ka apeluar dje tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe të dalin jashtë vetëm në nevoja të mëdha. Tani për tani janë 6 mijë e 639 raste aktive derisa numri i vdekjeve ka shkuar në 1 mijë e 572 . Javë më parë Ministria e Shëndetësisë mori vendim për largimin e orës policore edhe nga komunat me rrezikshmëri të lartë, në mesin e tyre edhe Prishtina.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …