Valon Murati: Me Serbinë duhet të diskutohet edhe për Kosovën Lindore por edhe të ripërcaktohen kujfitë

Valon Murati: Me Serbinë duhet të diskutohet edhe për Kosovën Lindore por edhe të ripërcaktohen kujfitë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit i cili do të krijoj qeverinë e ardhshme, ka thënë se nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë. Por kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se Kosova është në proces të dialogut. “Ne zakonisht kemi qasje se do të respektohet kushtetuta, në dialog dihet se diçka duhet të ndodh”, tha Murati. Sipas tij është vështirë se do të ketë marrëveshje me Serbinë, pa ndonjë konsensus. “Jam ithtar se nuk do të ketë diskutim vetëm për Kosovën, por të diskutohet edhe për Kosovën Lindore, zgjidhja ma e mirë do të ishte ri përcaktimi i kufijve”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …