Valdete Daka: Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa vota nga diaspora

Valdete Daka: Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa vota nga diaspora

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ka mbajtur  mbledhjen e radhës lidhur me ecurinë e numërimit të votave të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa vota nga diaspora. “Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora dhe përderisa prokuroria nuk del me njoftim, as unë nuk mund të bëjë njoftim sepse nuk mund të përzihem në hetimet që janë duke u bërë. Daka ka theksuar se deri në momentin kur Prokuroria nuk del me një njoftim lidhur me këtë, nuk ka të drejtën të përzihet në hetime të cilat po zhvillohet nga Prokuroria Speciale. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve kanë bërë të ditur se janë afro 500 vendvotime të cilat do të duhet të rinumërohen. Sipas të njëjtëve arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me gabimet që janë bërë në kuadër të procesit të bartjes të formularëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …