Zyra e Prokurorit së Gjykatës Speciale, në Hagë, ka kërkuar që ankesat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër vendimit të gjykatësit, Nicolas Guillou lidhur me vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre, të refuzohen nga paneli i gjykatësve të Gjykatës së Apelit brenda Gjykatës Speciale.
Ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para përpara Gjykatës Speciale. Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit të kaluar. Aktakuza i fajëson duke i paragjykuar për një sërë krimesh që pretendohet të jenë kryer midis marsit të viti 1998 deri në shtator të vitit 1999. Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të etiketuar si grup, sikur thuhet të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë. Aktakuza u vë barrë dhe i paragjykon si fajtorë, pasi pretendohet se ishin ose do të duhej të ishin në dijeni të krimeve, për të cilat Prokuroria e Gjykatës Speciale seson se kanë ndodhur në Kosovë.
Trajtimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si organizatë apo grup kriminal, tregon më së miri se Prokuroria por edhe Gjykata Speciale është krejtësisht e njëjtë me gjykatat e Serbisë si ato të kohës së regjimit të Milosheviqit si këto të Qeverisë së Vuçiqit, ish ministër i xhelatit të popujve të Ballkanit, Millosheviq.