Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh kandidate për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar rreth KQZ-së dhe zgjedhjeve. “Duartrokas dhe mirëpres vendimin për rinumërim të 494 vendvotimeve, ndonëse ky proces lëndon besueshmërinë e vendvotimeve të mbetura pa u rinumëruar, rrjedhimisht dëmton besueshmërinë në vërtetësinë e rezultatit final”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. Ajo ka dënuar edh aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq. Ministrja në detyrë ka dënuar edhe ofendimet e ulëta që po ndodhin brenda institucionit të KQZ-së, veçanerisht ndaj kryetares Valdete Daka.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …