Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Përmes këtij procesi do të mund të saktësohet numri i fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit. Sipas të dhënave të ofruara nga KQZ deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, ku siç dihet brenda një pakoje mund të ketë më shumë se një zarf me fletëvotim. Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime. KQZ thotë se arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove thuhet se janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës e disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot u tha se janë dërguar nga votues të paidentifikuar ose ndryshe që njihet si “votim grupor”, apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …