Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Llapnasellë, ku disa persona rrahën brutalisht djalin e politikanit serb Nenad Rashiq. Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se sulmi ndaj Nikolla Rashiqit, është një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit. Ndryshe, tetë persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi dje rrahën brutalisht djalin e ish-ministrit Nenad Rashiq.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …