Veton Berisha

Deputeti Veton Berisha merr pjesë në programin dedikuar rolit të parlamenteve në forcimin e integritetit publik

Me ftesë të Komisionit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Veton Berisha, është duke marrë pjesë në programin studimor me temën: “Roli i parlamenteve në forcimin e integritetit publik”. Programi është organizuar në partneritet me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) dhe është i përqendruar në çështjet që kanë të bëjnë me etikën parlamentare, integritetin institucional dhe rolin që duhet të ketë parlamenti për të forcuar legjitimitetin e institucioneve dhe për të ruajtur besimin e publikut. Deputeti Veton Berisha, si përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë program studimor, merr pjesë me deputetët e parlamenteve të shtatë shteteve nga katër kontinente. Pjesëmarrja në këtë ngjarje është një rast i mirë për të shkëmbyer përvojat kuvendore të Kosovës me praktikat e vendeve tjera pjesëmarrëse.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …