Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën IKC me të cilën do të përfitojnë fermerët vitias

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën IKC, që ka të bëjë me mbështetjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.
Me këtë rast Kryetari Haliti, potencoi se ai ndihet i lumtur që komuna e Vitiës dhe IKC po vazhdojnë bashkëpunimin e mirë edhe për një vit. “ Sot ndihem i lumtur pasi që bashkërisht me z. Ekrem Bajrami nga IKC po nënshkruajmë një dokument me të cilën do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë edhe për një vit. Gjatë vitit të shkuar bashkërisht kemi bërë shumë punë që janë mirëpritur nga fermerët e të gjitha sektorëve dhe këtë gjë e synojmë edhe në këtë vit” u shpreh kryetari Haliti pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Këtë bashkëpunim e ka mirëpritur edhe Drejtori Ekzekutiv i IKC-së, Ekrem Bajrami. Përndryshe sipas marrëveshjes dy paleshe gjatë për një vit do të realizohen shumë aktivitete në fushën e bujqësisë. Në mesin e tyre do të këtë përkrahje për fermerët me serra familjare, spërkatëse, inkubator për zogjë por edhe organizimi dhe shënimi i Ditës së Shalqirit në fshatin Gjylekar dhe Ditës së Patates në fshatin Debelldeh. Gjithashtu me këtë marrëveshje parashihen edhe disa aktivitete të tjera në mesin e tyre trajnime për fermerët e sektorëve të ndryshëm dhe promovimin e produkteve bujqësore të prodhuara në komunën e Vitisë. Përndryshe gjatë nënshkrimit të këtij dokumenti të pranishëm ishin edhe disa drejtor të drejtorive dhe zyrtarë komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …