Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se lideri i Vetëvendosjes e ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës dhe sipas tij, edhe nëse Kurti e shkel Kushtetutën për të tretën herë, nuk do bëhet vonë. Ndërsa, sa i përket asaj se a do ta dërgojnë në Gjykatë nëse kjo parti shkel Kushtetutën me nominimin e Kurtit për kryeministër, Haxhiu thotë se mbetet të shihen zhvillimet. Kujtojmë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe disa kandidatëve për deputetë nuk iu lejua kandidimi për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku nuk iu lejohet kandidimi atyre personave që janë dënuar brenda tri viteve për ndonjë vepër penale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …