Ne Demantin lidhur me gjoja bastisjet e policisë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, thuhet:
Shumë nga mediat sot shpërndanë një informacion të gabueshëm mbi një aksion policie të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, respektivisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Agjencia Kadastrale e Kosovës nuk është e sistemuar brenda Ministrisë së Bujqësisë, dhe lajmi në fjalë nuk ka të bëjë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Pra, bastisje në Agjencinë kadastrale të Kosovës nuk ka pasur.
Me mirësjellje më të madhe kërkojmë nga mediat që kanë publikuar lajmit, të korigjojnë të njejtin dhe të publikojnë demantin.
Zyra për Informim
Agjencia Kadastrale e Kosovës