Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së nga ku do të dalë shefi i ri i partisë. I pyetur rreth kandidaturës së Anton Qunit dhe emrave të tjerë të përfolur për pozitën e të parit të LDK-së, Mustafa ka thënë procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK-së. “Procesi është i hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend”, ka shtuar tutje kreu në dorëhqeje i LDK-së. Ndërkohë sa u përket akuzave të bëra drejt tij se po dëshiron që të imponojë emrin që do ta pasojë në karrigen e të parit të LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se kryetarin e ri e zgjedh Kuvendi i LDK-së. Dorëheqja e Mustafës ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, prej ku LDK-ja ka performuar më së keqi në historinë e saj, që nga themelimi. Me Hotin si kandidat për kryeministër, LDK ka marrë pak më shumë se 100 mijë vota, duke shënuar rënie prej 50%, krahasuar me zgjedhjet e tetorit 2019.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …