OVL-UÇK-së njofton se të shtunën, më 27 shkurt, bëhet një vit nga vrasja makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, nga armiqtë e lirisë, pavarësisë dhe (ri)bashkimit të Shqipërisë. Prandaj, Organizatat e Luftës së UÇK – së dhe Shoqëria Lëvizja organizojnë homazhe (nderime) dhe Akademi për ta kujtuar dhe nderuar veprimtarin dhe luftëtarin e orëve të UÇK – së, heroin e kombit shqiptar e të Shqipërisë, “Shpirtmadhin”. Nderimi dhe kujtimi i Heroit tonë bëhet në orën 10:00, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan. Kurse Akademia Përkujtimore mbahet në orën 13:00, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …