Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Dështimi në menaxhimin e pandemisë në fushatë zgjedhore, nuk mund të mbulohet tani me dënime

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se menaxhimi i pandemisë në fushatat zgjedhore ka dështuar. Ai përmes një postimi ka thënë se asnjë organ nuk ka të drejtë të kërkoj respektim të masave, të cilat pamëshirshëm u shkelen gjatë fushatës zgjedhore. “Dështimi në menaxhimin e pandemisë në fushatë zgjedhore, nuk mund të mbulohet tani, me dënime dhe gjoba për bizneset dhe qytetarët. Asnjë organ nuk ka kredibiltet të kërkojë respektim të masave, të cilat pamëshirshëm u shkelen gjatë fushatës zgjedhore. Gjeni vaksinat, leni dënimet”, ka shkruar Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …