Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas raportimeve, të disa gazetar[ve të Kosovës, ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë, në zyrën e Miroslav Lajçakut. Stano ka thënë se BE-ja ka status neutral në këtë çështje, duke shtuar se në Kosovë duhet të merren me shumë me dialogun dhe problemet rreth tij. “Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bjënë raporte të rreme”, ka shkruar Stano, duke komentuar disa gazetarët të Kosovës, të cilët sado të mençur që paraqiten në mediet e tyre, nuk e dinë se BE-ja nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa vendin tonë e konsideron si pjesë të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …