Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Rruga e jetës time ndodhet në udhëkryqin e emigrantit

Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Rruga e jetës time ndodhet në udhëkryqin e emigrantit

(Albert Z. ZHOLI: Intervistë  me këngëtarin e  mirënjohur Arjan Korkaj)

-Rruga e jetës time ndodhet në udhëkryqin e emigrantit

-Dashuria emrin e ka të bukur, rrugëtimin me peripeci

Dhe pse nga Velça ai nuk  është rritur në Labëri por ndihet shumë krenar që është lab. Mbi 4 vjet në Amerikë ai se ndan këngën nga vetja asnjë çast. Edhe në punë gjithë kohës vetëm këndon kur është vetëm. Një këngëtar që për çdo ditë po fiton terren. Hapat e para të këngës i hodhi në Greqi, por atdheu i tij i hapi dyert e suksesit. Gjithmonë s’e ka pëlqyer rrymën e këngës “Tallava”, por beson tek suksesi i këngës së pastër popullore shqiptare. Nga ana tjetër ai se mohon se këngëtaret femra janë më të pëlqyerat në tregun shqiptar për shumë arsye. Tashmë ka 4 vjet në SH.B.A ku ka një tjetër ritëm jete. Dhe pse larg ai mendon për atdheun, këndon për të dhe krijon për të.

-Për çdo vit disa këngë të reja cila është kënga apo më mirë klipi juaj juaj e fundit?

Klipi apo kënga ime e fundit titullohet  “Rruga e jetës time” me muzikë dhe tekst të Sokol Marsit, klarinetë Nevruz Vengo, kameraman Klaudjo Prifti dhe montazhier Sokol Arapi. Ja disa vargje:
S’di si humba unë pas teje në fillim / Nisi si lojë të besova si fëmijë/ Sekretin tonë sa këmbëngula të më doje/ Të bëja të më dashurosh por fjalët nuk mi dëgjove/ Jo  ti nuk ndryshon … E rrugët tona ndahen përgjithmonë/ Ti kam fal të gjitha koha shkon /Agjë nga unë ti s’meriton/ Si një thikë në zemër më lëndon…

-Pra për dashurinë?

Sigurisht. E tërë jeta është në këkrim të dashurisë. Dashuria është vetë një këngë pa mbarim. Pa dashuri a ka jetë!? Dashuria është dhimbje, lumturi, pabesi, urretje, vuajtje, sakrificë, mashtrim, e shumë të tjera. Pra në dashuri janë Brenda të gjitha gjërat e pamenduara të njeriut. Të gjithë kemi provuar adshurinë por dhe kemi ngelur të zhgëbnjyer. Nuk ka adshuri ideale. Kush thotë që ka gjetur lumturinë e plotë në dashuri sipas mendimit im gënjen. Emrin e ka të bukur rrugëtimin plot peripeci.

-Si e gjetët këtë radhë Shqipërinë?

Pashë rrugë të rindërtuara, qytete nga brenda të bukur, pashë një Tiranë të rregulluar, por pashë dhe shumë ndërtime pa kriter. Pashë shumë beton. Shqipëria po zbukurohet në qytete por zonat rurale ende ndihen të varfëra. Kryesorja nuk pashë entusiazëm në sytë e njerëzvë nuk pashë gëzimin që prisja.

-Disa vjet në SH.B.A., si ndiheni? A ju merr malli dhe a e keni menduar kthimin përgjithmonë?

Ika nga atdheu me lot në sy. Pasi u largova nga Greqia nuk kisha ndërmend të emigroja sërish, por në Shqipëri, atdheun tim të shtrenjtë nuk pashë asnjë ndryshim. Ato figura politike, ata njerëz që pasuroheshin, ata njerëz çdo ditë në television. Pra, çdo gjë e ngrirë. Asnjë hapësirë për punë dhe iniciativë individuale. Erdha nga Greqia me dëshirën për të ndjenjur, por nuk gjeta shtratin e ngrohtë, nuk gjeta ato ç’ka mendoja dhe dëshiroja në vendin tim. Çdo gjë më dukej e ftohtë pa prespektivë. Kështu mora hapin e dytë të emigrimit. Kur u largova as vetë nuk e di se si kam lotuar vetëm e ndjeva peshën e lotit kur më pyeti një bashkëatdhetar që kaq shumë  me dhimbje largohesh? Të gjithë duan të ikin. Ty të jepet shansi i madh të shkosh në Amerikë, vendin e ëndrrave. Psherëtiva dhe i thashë se as vetë se di si më dolëm këto lotë, por e kanë një shkak, pasi nuk doja kurr të largohesha nga atdheu im. Më mërzit mërgimi. Në Shqipëri edhe jashtë të fle ndihem më i sigurt. Por ç’të bësh? Kështu e katandisën Shqiëprinë politikanët në 30 vjet, e  rropën për vete, bënë vila dhe makina luksoze dhe populli s’ka të hajë. Eh, ky është realiteti!

Fillimet tuaja të këngës si shumë këngëtarë të këngës popullore shqiptare i ke në Greqi. Pse kjo nxitje e këngës në fqinjin tonë jugor?

Kjo ka shumë arsye, por kryesorja për mua është se Greqia është një vend këngëdashës. Ndoshta është i vetmi shtet në Ballkan që ka me mijëra lokale nate, apo buzuqe, siç i thonë ata, ku këndojnë këngëtarë të të gjitha kategorive. Grekët siç dihet janë një popull qejfli. Ata fundjavat i kalojnë nëpër lokalet e natës. Madje, mund të them se në Greqi ka shumë këngëtarë me emër në Europë. Unë zërin e kisha, por duhej një vend që të dilja në skenë. Athina t’i jep këto mundësi ashtu siç m’i dha dhe mua dhe shumë këngëtarëve të tjerë shqiptarë.

Cila ka qenë mosha juaj kur morët mikrofonin në dorë dhe dolët para publikut?

Arjani ka filluar që në moshën 23 vjeç të këndojë. Pra, në lulen e rinisë. Kisha shumë ngacmime nga shokët që të nisja të këndoja pasi në shumë dasma apo në mbrëmje unë këndoja. E mora guximin dhe dola. Nuk zhgënjeva asnjë. Pra viti 1995 shënon dhe ditën time të fillimeve të këngës.

-Cila ka qenë kënga juaj e parë?

Kënga e parë ka qenë greqisht “Gërvishtet zemra ime”.
E kam filluar me këngë greke se atje jetoja. Tekstet e këngëve greke janë shumë të bukura. Nga ana e artit ndihem shumë mirë kur këndoj këngë të tyre. Ata i këndojnë me patos dashurisë. I këndojnë me shumë ndjenjë dhe seriozitet. Kur dëgjon tekstet e tyre gozhdohesh. Por dhe muzika luan rolin e saj. Buzuku grek i jep tjetër aromë këngës popullore.

– Po grekët a këndojnë shqip?

Në fakt unë s’kam dëgjuar. Duke qenë se ne jemi aty, pra jemi emigrantë sigurisht që do këndojnë këngët e tyre, por përfshirja jonë në këngët e tyre do të thotë që e pëlqejnë muzikën tonë dhe këngëtarët tanë. Por dua të theksoj se arvanitasit këndojnë këngë shqipe, të shqipes së vjetër. Ka disa këngë arvanite të dëgjuara në Greqi.

-A keni qenë i mirëpritur në skenat greke?

Nuk e prisja me të vërtetë, që qysh ditën e parë do të kisha oferta. Siç duket kënga që unë zgjodha dhe vetë zëri im, u pëlqeu pronarëve por dhe vetë këngëtarëve grekë. Rruga ime tashmë ishte hapur. Duke folur nga pozitat e sotme e them me krenari se kam kënduar edhe me emrat më të mirë që ekzistojnë sot.

-Me kë ke kënduar atje?

Me Paskalis Terzis, Pica Papadhopulu, Notis Sfakianakis, Natasha Theodhoridhu, Katerina Stanisi

-Ju kanë pranuar në mënyrë të natyrshme apo me vështirësi?

Me shumë vështirësi deri sa ata të binden se t’i vlen. Aty kënga është gjëja e parë që has kudo. Ata zgjohen dhe flenë me këngë.

Sa vite këndove vetëm me këngë greke?

Këngë greke kam kënduar rreth 17 vjet. Në vitin 2009 fillova të këndoj këngë shqiptare. Pra ishte momenti që kisha shumë kërkesa në Shqipëri dhe nga këngëtarët që vinin në Athinë për të kënduar. Kështu u bëra pjesë e shumë grupeve shqiptare të të gjitha moshave që vinin në Athinë të organizuar.

A ka treg sot këngëtari në Greqi?
Është shumë vështirë. Greqia po kalon një krizë që po e ndiejnë shumë sidomos këngëtarët. Aty të premte të shtunë, jeta e natës ishte sikur të ishte ditë. Tufat me lule, këpucët me taka fluturonin në çdo cep të lokalit. Mbi tavolina shikoje shumë femra, që kërcenin duke shoqëruar këngëtarin. Sot ato vite e kanë zbehur shkëlqimin.

– Po këngëtarët grekë a e ndiejnë krizën?

Sigurisht, ata e kanë ndjerë të parët. Ishin mësuar me pagesa të majme. Aktualisht nëse deri dje merrnin 2000 euro sot nuk marrin as gjysmat.

Jeni më i realizuar tashmë 7 vjet në Shqipëri?

Po. Ndihem i realizuar. Kam krijuar rrethin tim të punës, kam krijuar klientelën time. Sigurisht që, lëviz shumë jashtë shtetit, krahas Tiranës.

-Cili  është albumi i parë që keni bërë, si titullohet dhe sa këngë kishte?

Albumi i parë ka qenë “Kështu më pëlqen”, ka qenë me 12 këngë vetëm greke dhe është shitur në Greqi dhe sot e kësaj dite shitet 10 euro. I dyti ka qenë “Vaj me det o ditëzinj” që është bërë në Greqi dhe me tekste të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Sokol Marsit. Kjo këngë kryesore e albumit u prit shumë mirë nga të gjithë shqiptarët.

-Bashkëpunimi me Jorgo Papingjin ishte i rastësishëm?

Ishte komplet rastësisht në studion e Sokolit. Ky album kishte 7 këngë. Ishte me këngë shqipe dhe greke.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …