U vazhdohet sërish masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale, dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Ky lajm është shpërndarë pas një vendimi të publikuar nga vetë Gjykata Speciale në faqen zyrtare të saj. Gjykatësi i procedurës paraprake, z. Nicolas ka urdhëruar ndalimin e mëtejshëm të Nasim Haradinaj. Po ashtu gjykatësi ka bërë të ditur se Haradinaj mund të parashtrojë ankesë për lirim nga paraburgimi deri më 1 prill 2021. Ai po ashtu e ka urdhëruar Zyrën që të dorëzojë deklaratën e zyrtarëve policorë që kanë arrestuar, apo çfarëdo materiali sa i përket arrestimit të Haradinajt, deri më 12 mars 2021. Edhe në rastin e Hysni Gucatit, gjykatësi ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, dhe ka bërë të ditur se ai mund të paraqesë ankesë për lirim nga paraburgimi deri më 1 prill 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …